BE dhe AstraZeneca përballen në gjyq

[embedded content]

14:13 26/05/2021

Komisioni kërkon furnizim të menjëhershëm me vaksina

Bashkimi Europian ngriti padi ndaj prodhuesit të vaksinave AstraZeneca në një gjykatë të Brukselit ku parashtroi kërkesën urgjente për furnizim të menjëhershëm me vaksinat antiCOVID-19 të cilat tani duhet të ishin marrë në dorëzim.

Kontrata që Komisioni Europian ka nënshkruan me AstraZeneca parashikon marrjen e 300 milionë dozave, me mundësinë e shtimit të sasisë edhe me 100 milionë doza të tjera. Këto doza duhet të dërgohen në 27 vendet anëtare brenda vitit 2021, por nga 300 milionë deri më tani janë dërguar vetëm 30 milionë.

Dërgesat janë shtuar ndjeshëm, por Komisioni njoftoi se në 3-mujorin e dytë do të dërgohen vetëm 70 milionë doza nga 180 milionë që ishte parashikimi.

Avokati i BE-së Rafael Jafferali i tha gjykatës se tani mbeten vetëm 6 muaj për të zbatuar kontratën, por sidoqoftë ajo është shkelur tani nga prodhuesi i vaksinave me vonesat e shkaktuara. Avokati tha gjithashtu se 50 milionë doza që u prodhuan brenda bllokut, shkuan për vendet e treta duke shkelur kontratën.

Rreth 300 milionë doza vaksinash janë dërguar deri më tani në rajonin europian që ka një popullsi prej 450 milionë banorësh. 245 milionë doza tashmë janë administruar apo 46% e popullsisë së BE-së ka marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.

Pas seancës dëgjimore të së mërkurës një tjetër u vendos të premten, ndërsa vendimi do të merret në një seancë të mëvonshme. Përveç furnizimit urgjent me vaksina, Komisioni Europian kërkon dëmshpërblim nga AstraZeneca, por për këtë do të caktohet një seancë tjetër dëgjimore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *