BE dhe SHBA dënojnë sulmin në stacionin hekurudhor

14:55 08/04/2022

Liderët e BE dhe SHBA reaguan për  sulmin në stacionin hekurudhor të Kramatorsk mëngjesin e kësaj të premteje në lindje të Ukrainës, ku nga të dhënat e fundit raportohet për të paktën 39 persona të vrarë dhe qindra të plagosur.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha se ishte “e tmerrshme” të shohësh raketën të godiste një nga stacionet kryesore të përdorura nga civilët që evakuonin rajonin.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dënoi ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm dhe e quajti atë “një përpjekje tjetër për të mbyllur rrugët e arratisjes për ata që ikin nga kjo luftë e pajustifikuar”.

Edhe një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë dënoi “imazhet e tmerrshme dhe shkatërruese” të sulmit në një intervistë me CNN./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts