
22:30 25/10/2022
Tre herë më shumë refugjatë sesa vitin e kaluar dhe dhjetë herë më shumë se në vitin 2018
BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të harmonizojnë politikën e vizave për të luftuar migracionin e paligjshëm apeloi para ministrave të Brendshëm të mbledhur në Prage komisionerja Ylva Johannson.
Sipas saj duhet që të mbështetet Frontex në mënyre që të intensifikohet lufta kundër kontrabandës së qënieve njerëzore sidomos në kufirin hungarez-serb.
KE dëshiron të negociojë më intensivisht me vendet e Ballkanit Perëndimor edhe për rishpërndarjen e refugjatëve të paligjshëm që vijnë në BE.
“Ne duam qe të fokusohemi në mangësitë në politikën e azilit të vendeve si Serbia. Falë heqjes së vizave serbe për qytetarët e Indisë, Burundit, Kubës dhe Tunizisë shumë refugjatë të paligjshëm arrijnë që hyjnë në BE pa dokumente udhëtojnë drejt vendeve të Ballkanit, prej nga nisen ilegalisht drejt shteteve të BE-së”.
Ndërkaq Serbia vendosi që të shtrëngojë rregullat së fundmi ndaj qytetarëve të këtyre shteteve të cilëve ju kërkohet të kenë blerëe një biletë kthimi. Tre herë më shumë refugjatë të paligjshëm sesa vitin e kaluar dhe dhjetë herë më shumë se në vitin 2018 mbërritën në Bashkimin Evropian përmes të ashtuquajturës rrugë ballkanike.
Të mërkurën, komisionerja Johansson planifikon të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi për migracionin midis Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, të njohur si Frontex.
Klan News