
17:56 27/02/2022
Bashkimi Europian ka njoftuar se do të fillojë dërgimin e armëve në Ukrainë, hera e parë në histori që unioni ndërmerr një hap të tillë.
Duke folur në një konferencë për shtyp pasditen e kësaj të diele, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se kjo lëvizje shënon një “pikë kthese”.
Ajo njoftoi gjithashtu një sërë sanksionesh të reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, si dhe ndalimin e Rusisë që të përdorë hapësirën ajrore europiane./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al