
22:00 04/12/2022
Bashkimi Europian do të përshtasë rregullat për ndihmën ndaj vendeve anëtare për të parandaluar një eksod të mundshëm investimesh për shkak të një pakete të re subvencionesh për energjinë e gjelbër miratuar nga Shtetet e Bashkuara, tha të dielën presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Konkurrenca është e dobishme, por kjo garë duhet të respektojë një fushë loje të barabartë. Ligji amerikan për Reduktimin e Inflacionit duhet të na bëjë të reflektojmë se si mund të përmirësojmë kornizat tona të ndihmës për shtetet dhe t’i përshtatim ato në një mjedis të ri global.”
Bashkimi Evropian druhet se Ligji për Reduktimin e Inflacionit prej 430 miliardë dollarësh, me lehtësitë që parashikon për taksat, mund të joshë bizneset e BE-së dhe të dëmtojë kompanitë evropiane, nga prodhuesit e makinave deri te prodhuesit e teknologjisë së gjelbër.
Kjo çështje do të jetë një nga temat në programin e takimit të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë SHBA-BE të hënën. Subvencionet amerikane për kompanitë e teknologjisë ishin edhe në fokus të vizitës shtetërore të presidentit francez Macron në Uashington. Dy presidentët Biden e Macron thanë se diskutuan për këtë çështje por nuk dhanë hollësi.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al