BE e ‘ndarë’ për ndalimin e vizave të rusëve

15:53 30/08/2022

Gjermania, Austria dhe Franca janë kundër një vendimi të tillë

Vendet e BE në debatin mbi vizat turistike për rusët nuk po veprojnë në unitet pasi duket se për këto çështje vendet anëtare nuk mund të dalin dot me një qëndrim të njësuar.

Gjermania dhe Franca janë kundër ndalimit të vizave turistike për rusët duke thënë se një hap i tillë, i mbrojtur nga shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Europian, do të ishte jo produktiv.

Edhe Austria e kundërshton vendimin me ministrin e Jashtëm të këtij vendi i cili thotë se nëse merret një hap i tillë, atëherë kritikëve të presidentit rus Vladimir Putin nuk do t’u jepet një mundësi për t’u larguar.

Ndalimi  i vizave turistike do të jetë në qendër të një takimi jo formal të ministrave të Jashtëm të bllokut në Pragë, ndërsa ata diskutojnë se çfarë hapash të mëtejshëm mund të ndërmarrin për të sanksionuar Rusinë për agresionin e saj gjashtëmujor në Ukrainë.

Vendet anëtare lindore dhe nordike, kanë argumentuar fort për për një ndalim të vizave. Shumë vende anëtare ngrenë pyetjen se a është e mundur që qytetarët rusë si turistë të bëjnë pushime në Spanjë apo Francë, në një kohë që ushtria ruse në Ukrainë vret mijëra gra dhe fëmijë.

Sakaq, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se shpreson që ministrat e Mbrojtjes t’i jepnin dritën jeshile një mision trajnimi ushtarak për Ukrainën.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com