BE e shpall veten “zonë lirie për LGBTIQ-të”

14:00 15/03/2021

Parlamenti i BE miratoi një deklaratë të qartë për liritë personale si reagim ndaj rezolutave në Poloni kundër njerëzve me orientime seksuale të ndryshme.

Me një shumicë prej 492 pro ndaj 141 votave kundër dhe 46 abstenimeve, eurodeputetët në Bruksel votuan në favor të një rezolute për ta shpallur Bashkimin Evropian “zonë lirie për LGBTIQ-të”.

Shkak për këtë reagim si dhe për rezolutën u bë ndër të tjera Polonia me traditën e saj të fortë katolike konservatore, ku që nga viti 2019 rreth 100 komuna e shpallën veten si zona “pa LGBTIQ”. Partia nacionaliste e djathtë PiS ankohet  rregullisht për një “ideologji LGBTIQ-iste” që ushqehet nga “eurokratët” e Brukselit dhe që drejtohet kundër traditave dhe vlerave polake.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe komisarja për barazinë Helena Dalli, e përshëndetën rezolutën, duke thënë se “BE duhet të jetë një zonë  lirie për të gjithë ne, pa përjashtim.”

Kritikë që pritej

Grupet parlamentare të socialdemokratëve, liberalëve dhe të demokristianëve e përshëndetën rezulutën. Kurse konservatorët e djathtë dhe partitë nacionaliste të djathta e kritikuan atë duke i akuzuar partitë e tjera për ideologji të majtë dhe propagandë.

Eurodeputeti i partisë polake PiS, Ryszard Legutko e quajti rezolutën “absurde” dhe Parlamentin e BE-së një “makineri të madhe ideologjike”. Politika familjare është ekskluzivisht kompetencë kombëtare e vendeve të BE-së dhe komunat polake kanë të drejtën e tyre për të mbrojtur familjen tradicionale dhe për të refuzuar “indoktrinimin” e fëmijëve me “absurditete” të teorive gjinore, tha ai./DW









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *