BE e shqetësuar për ngjarjet në Malin e Zi

11:36 06/09/2021

Unioni evropian kërkon uljen e tensioneve dhe ndalje të dhunës

Ngjarjet e fundit ne Malin e Zi kanë shqetësuar Bashkimin Evropian i cili ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe distancim nga dhuna.

Zhvillimet në Mal të Zi janë tejet shqetësuese. Liria e tubimit është e drejtë themelore e BE-së. Në të njëjtën kohë, ajo e drejtë duhet të përdoret në përputhje të plotë me sundimin e ligjit, rendin publik dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi”, thuhet në reagimin e Bashkimit Evropian.

Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe presim nga organet kompetente që të hetojnë dhe sigurojnë proces të duhur gjyqësor për rastet e dhunës, si ndaj protestuesve, ashtu edhe ndaj zyrtarëve të rendit”, vijon BE.

Ceremonia e përurimit të kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe është shoqëruar me konfrontime të dhunshme midis protestuesve dhe forcave policore.

Më herët, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Malin e Zi dhe Bashkimi Evropian kërkuan uljen e tensioneve dhe dhënien fund të retorikës përçarëse dhe mungesës së tolerancës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *