BE furnizon me armë Ukrainën, reagon Moska: Ndërhyrja ishte e drejtë për të çmilitarizuar vendin

11:44 28/02/2022

Rusia thotë se ndërhyrja ushtarake në Ukrainë ishte vendimi i duhur për të çmilitarizuar vendin. Këtë pretendim, Kremlini thotë se e provon vendimi i BE për të furnizuar me armë Ukrainën.

Vendet Perëndimore kanë shtuar furnizimet me armë dhe municione për Ukrainën në përpjekje për ta ndihmuar që të mbrohet nga pushtimi rus.

Ndërsa Rusia thotë se sulmi i saj është operacion special ushtarak që synon mbrojtjen e civilëve dhe çmilitarizimin e vendit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk bëri asnjë koment lidhur me qëndrimin që do mbajë Rusia në bisedimet me Ukrainën.

Ai nuk komentoi as për numrin e ushtarëve të vrarë rusë apo për urdhrin që dha Putin që kërkoi kalimin në gatishmëri të forcave ushtarake ruse që menaxhojnë armët bërthamore. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.