BE gati planin për ndalimin e gazit dhe naftës ruse

12:25 28/04/2022

Mediat: Bllokimi gradual, pjesë e paketës së 6-të të sanksioneve

Vënia në zbatim nga Rusia e kundërsanksioneve që detyrojnë vendet jo-miqësore të paguajnë në rubla për gazin dhe naftën ruse po ashpërson betejën ekonomike mes Moskës dhe Bruskelit.

Mediat ndërkombëtare, duke cituar burime në Bruksel thonë se Komisioni Europian po përgatit paketën e radhës të sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë. Mes pikave kryesore është edhe nisja e ndalimit gradual të importit të gazit dhe naftës ruse për vendet anëtare.

Kjo masë mund të diskutohet që në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të ministrave për energjinë të vendeve anëtare të unionit, që pritet të mbahet të hënën më 2 Maj. Se kur do të shpallet paketa e gjashtë e sanksioneve europiane, nuk ka një datë fikse por e sigurtë është brenda javës së ardhshme kur pritet të publikohen edhe masat ndëshkuese të radhës ndaj Moskës, nga Uashingtoni dhe Londra. Bullgaria dhe Polonia janë vendet e para, të cilave Rusia u ndaloi gazin pasi nuk pranuan pagesa në Rubla. Megjithatë, Gjermania ekonomia më e madhe e BE-së heziton ndalimin e shpejtë të importit të naftës dhe gazit rus, pasi i druhet një tërmeti financiar në gjithë kontinentin.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts