BE gati sanksionet e reja ndaj Rusisë, Borrell: Duhet të shtyjmë më tej presionin ekonomik mbi Moskën

Bashkimi Europian është shumë afër arritjes së marrëveshjes për një raund të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë. Lajmi është bërë i ditur nga Përfaqësuesi për Politikat e Jashtme dhe Sigurisë së BE, Josep Borrell.

“Ata janë pothuajse gati. Dhe ne kemi nevojë për këtë marrëveshje sepse ne duhet të shtyjmë akoma më shumë presionin tonë ekonomik dhe financiar mbi Rusinë”, tha Borrell në një ngjarje në Itali, raportoi BBC.

Dje Komisioni i BE-së propozoi që raundi tjetër i sanksioneve të përfshijë një ndalim me faza të importeve të naftës ruse, i cili nëse miratohet do të ishte masa e tij më e ashpër kundër sektorit energjetik rus deri më sot.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.