BE, gati të aktivizojë sanksionet nëse sulmohet Ukraina

16:07 14/12/2021

Në listën e zezë grupi mercenar “Wagner”, dyshime për lidhje me Moskën

Brukseli i kujtoi Moskës se sanksionet e ashpra ekonomike janë gati të hyjnë në fuqi, në momentin e parë që ushtria ruse do të sulmojë Ukrainën. Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, nga mbledhja e zhvilluar në kryeqendrën e unionit treguan se janë të bashkuar në qëndrimin e tyre kategorik kundër ndërhyrjes së mundshme ushtarake të Rusisë në Ukrainë, për të penguar anëtarësimin e Kievit në NATO.

Vendet europiane, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Rusinë me sanksionet më të rënda ekonomike në histori. Zyrtarët e vendeve perëndimore kanë thënë se aq të ashpra do të jenë sanksionet sa do ta bëjnë të pamundur të vazhdojë ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë.

Gjatë mbledhjes së Brukselit, ministrat miratuan një paketë sanksionesh me bllokim asetesh dhe ndalime të hyrjes në hapësirën e përbashkët europiane, për pjesëtarët e grupit mercenar Vagner, një organizatë ushtarake private e përbërë nga ish-ushtarakë, që luftojnë në zona të ndryshme konflikti. Perëndimi hedh akuza se ky grup drejtohet nga shërbimet sekrete ruse për të përhapur destabilitet në zonat e konfliktit, si Siri, Ukrainë e Libi. Por Moska hedh poshtë çdo lidhje me këtë organizatë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.