BE gati të lehtësojë udhëtimet për vizitorët jashtë unionit

14:05 19/05/2021

Ambasadorët e Bashkimit Europian kanë mbështetur planet për të lejuar udhëtimet jo thelbësore nga vendet me nivel të ulët infeksioni. Lista e vendeve pritet që të përcaktohet dhe të dakordësohet këtë javë.

Diplomatët në Bruksel kanë thënë se do të lejohen vizitorët nga vendet që kanë një incidencë më të ulët se 75 për 100 mijë banorë në 14 ditët e ardhshme.

Megjithatë mes zyrtarëve ka frikë për përhapjen e variantit indian të koronavirusit. Të dërguarit e BE-së rekomanduan ndër të tjera hapjen e udhëtimeve nga vendet jashtë unionit për njerëzit të cilët janë vaksinuar plotësisht.

Sidoqoftë, në fund do të jenë vendet anëtare përkatëse që do të vendosin nëse do të vendosin masa, siç janë testet Covid apo karantina./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *