BE hap dyert për të vaksinuarit

16:07 19/05/2021

Pritet të lejohen ata që vaksinat e lejuara nga “EMA”

Shqiptarët e vaksinuar me dozat e lejuara nga Agjencia Europiane e Barnave do të mund të udhëtojë lirisht këtë Verë në vendet e Bashkimit Europian. Ambasadorët e shteteve anëtare ranë dakord këtë të mërkurë, të hapin kufijtë për të vaksinuarit nga vendet që s’janë pjesë e unionit.

“Këshilli Europian do të zgjerojë listën e vendeve jo-anëtare të BE-së me një situatë të mirë epidemiologjike, prej nga lejohen udhëtimet, bazuar në kriteret për të cilat u ra dakord në këtë mbledhje”, tha një zëdhënës i KiE.

Agjencia Europiane e Barnave EMA, deri më tani ka miratuar për përdorim urgjent në të 27 vendet anëtare, vaksinat e 4 firmave ndërkombëtare, si Pfizer/Biontech, AstraZeneca, Johnson&Johnson dhe Moderna.

Në fillim të këtij muaji, kjo agjenci ka nisur edhe shqyrtimin e lejes për vaksinën e firmës kineze Sinovac që po përdoret për imunizimin masiv të popullatës në Shqipëri.

Prej kohësh, po analizohet edhe rusja Sputnik-V që po ashtu është injektuar në vendin tonë. Pritet që së shpejti, vendet anëtare të bien dakord edhe për finalizimin e projektit të pasaportës së gjelbër të vaksinimit që mund të nisë të përdoret që fund të qershorit.

Vende si Italia kanë premtuar se do ta nisin që këtë muaj aplikimin e lëvizjes së lirë për turistët e vaksinuar jo-europianë, teksa qeveria e këtij vendi parashtroi planin që pasaporta e gjelbër të jetë e vlefshme për të paktën 9 muaj.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *