BE hoqi kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë/ Rama bën bilancin, ja sa persona janë vaksinuar deri më tani kundër Covid-19






Kryeministri Edi Rama bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se numri i personave të vaksinuar kundër Covid-19 në Shqipëri ka arritur në 850 mijë.

edi rama

Kreu i qeverisë ka publikuar në “Facebook” një foto me shifrën “850 000” të shoqëruar me një emoji. Në Shqipëri kanë marrë së fundmi vaksina anti-Covid personat mbi 60 vjeç, mes të cilëve “bluzat e bardha”, uniformat blu, punonjës të medias, transportit publik dhe turizmit.

Fushata e vaksinimit ka nisur që prej muajit janar me vaksinën Pfizer, AstraZeneca, si dhe Sinovac dhe Sputnik V, që nuk e kanë marrë ende certifikimin e EMA-s.

Pas tejkalimit të objektivit për 500 mijë të vaksinuar, objektivi i radhës i shpallur nga qeveria është 1 milionë vaksinime.

Sjellim në vëmendje që sot Bashkimi Evropian hoqi kufizimet e udhëtimeve me Shqipërinë duke e shpallur vend të sigurt, sa i takon Covid-it.

850 mije

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *