‘BE-ja është e pashërueshme’, ministri i Brendshëm turk: 12 emigrantë gjenden të vdekur në kufirin Greqi-Turqi

be ja eshte e pasherueshme ministri i brendshem turk 12 emigrante gjenden te vdekur ne kufirin greqi turqi

Një ngjarje tragjike është raportuar mes kufirit Greqi-Turqi.

12 persona janë gjetur të vdekur mëngjesin e sotëm në zonën kufitare midis këtyre dy shteteve.

Është ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, i cili nëpërmjet një statusi në ‘Twitter’ ka reaguar për këtë ngjarje të rëndë.

Ndërsa ka publikuar edhe foto të viktimave , ai shprehet se dyshohet se këta persona kanë humbur jetën nga i ftohti, ndërsa shihet se janë të pa këpucë dhe të paveshur mirë në këto kushte të këqija atmosferike.

‘12 emigrantë gjenden të ngrirë në mes të ftohtit pa këpucë dhe veshje të trasha. BE-ja është e pashërueshme, e dobët dhe pa ndjenja njerëzore’, shkruan ai.

Turk

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts