BE-ja ka eksportuar mbi 1 miliardë doza vaksine Covid-19 në botë

20:00 18/10/2021

Presidentja e KE Von der Leyen: BE eksportuesi më i madh i vaksinave

Më shumë se një miliardë vaksina Covid -19 të prodhuara në Bashkimin Evropian janë eksportuar që nga Dhjetori 2020, duke e bërë bllokun eksportuesin më të madh të vaksinave. Lajmin e bëri të ditur Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një konference për mediat.

“Bashkimi Evropian ka eksportuar deri më tani më shumë se 1 milardë vaksina për pjesën tjetër të botës. Vaksinat e prodhuara në BE janë dërguar në më shumë se 150 vende në të gjitha kontinentet – nga Japonia në Turqi, nga Mbretëria e Bashkuar në Zelandën e Re, nga Afrika e Jugut në Brazil “.

Ajo tha se BE-ja ka eksportuar aq vaksina në botë sa ka shpërndarë për qytetarët e saj. BE ka arritur të  vaksinojë  deri më tani 75%  të popullsisë së saj të rritur. Von Der Leyen shtoi se po punon ngushtë me Kryeministrin italian Mario Draghi dhe Presidentin amerikan Joe Biden për të bashkuar udhëheqësit e G-20 në samitin e Romës javën e ardhshme lidhur me qëllimin ambicioz të mposhtjes së pandemisë globale.

Së bashku me Presidentin Biden, ne po synojmë një normë globale të vaksinimit prej 70% deri në vitin e ardhshëm. Axhenda e  BE dhe SHBA-së për trajtimin e pandemisë globale do të na ndihmojë ta arrijmë këtë“.

Së fundi, Ursula von der Leyen vuri në dukje se BE do të dhurojë të paktën 500 milionë doza vaksinash Covid-19  gjatë muajve të ardhshëm për vendet e varfra.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *