BE-ja synon sanksione të tjera ndaj Rusisë

10:11 15/03/2022

Ministrat evropianë të financiave kanë miratuar një paketë të katërt sanksionesh, ku synohen më shumë se 600 shtetas rusë. Ministri francez i financave Bruno Le Maire e quajti këtë një vendim historik.

“Është paketa më e shpejtë, më e fortë e sanksioneve e miratuar ndonjëherë nga Bashkimi Evropian në historinë e tij”, u shprehën ministrat.

Akoma nuk janë bërë publikë emrat e individëve rusë, të cilët përfshihen në paketën e sanksioneve. Sanksionet u zgjeruar me qëllim që të përfshinin oligarkët kryesorë, lobistët, propaganduesit si dhe kompanitë kryesore në sektorët e aviacionit ushtarak, ndërtimin e anijeve dhe makineritë.

Në momentin që u pyet se a do të kishte sanksione të mëtejshme, Maire tha:

“Unë mund t’ju konfirmoj atë që tha (Presidenti francez) Emmanuel Macron javën e kaluar, të gjitha opsionet mbeten në tryezë”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.