BE jep 11 milionë Euro të tjera

12:38 09/03/2021

Pritet që të mbështetet edhe rimëkëmbja ekonomike me 180 milionë euro

Bashkimi Evropian do të sigurojë një grant prej 11 milion euro për Shqipërinë për ta ndihmuar që të blejë një sasi tjetër të vaksinave kundër COVID-19 si dhe pajisjet për vijimin e procesit të vaksinimit.

Shqipëria duhet të marrë deri në fund të Marsit grupin e parë të vaksinave COVID-19 të sponsorizuara nga BE përmes mekanizmit Covax.

Procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 edhe në vendin tonë ashtu si edhe ne shumicën e shteteve të varfra të globit po bëhet me ritme të ngadalta për shkak të mungesës së sasise se vaksinave.

Deri tani Shqipëria ka siguruar vetëm 32 mijë doza të Pfizer, të pamjaftueshme për të mbuluar të gjithë personelin mjekësor në vend dhe kategorinë e të moshuarve mbi 80 vjeç, ku vetëm këta të fundit janë rreth 82 mijë në të gjithë vendin.

Qeveria Rama ka siguruar dy kontrata, një me Pfizer dhe një me Covax për 1.6 milionë vaksina në total. Covax, deri tani nuk ka sjellë asnjë vaksinë pavarësisht parapagimit 3.9 milionë dollarë që ka bërë Shqipëria.

Në muajt mars dhe në prill priten mbi 30 mije doza të Pfizer si dhe sasia e parë nga marrëveshja me Covax me rreth 14 mijë e 400 doza. Deri tani janë kryer rreth 20 mijë vaksinime në personelin mjekësor dhe tek të moshuarit veçanërisht në azile.

Në 1 vit pandemi janë infektuar mbi 110 mijë qytetarë, 35 mijë vijojnë të jenë të sëmurë aktivë, ndërsa kanë humbur jetën më shumë se 1900 persona.

Covax ka në plan të dorëzojë rreth dy miliardë doza vaksinash globalisht deri në fund të vitit por duhen dy doza për person ndaj procesi është i ndërlikuar. BE planifikon gjithashtu t’i japë Shqipërisë gjysmën e paketës makrofinanciare prej 180 milion euro me normë indikative të interesit rreth 0.5% për të mbështetur rimëkëmbjen e ekonomisë.

Kjo shumë është dakorduar në 1 Prill, ndërsa gjysma e dytë e saj duhet të merret deri në verë. Për herë të parë është e kushtëzuar me ecurinë e reformave në vend.

Ky grant është pjesë e një pakete prej 3 miliardë eurosh të rënë dakord midis BE dhe shteteve të tjera të rajonit të përfshira në programin e zgjerimit dhe fqinjësisë. Kosova dhe e Maqedonia e Veriut do përfitojnë nga 100 milionë euro.

Ndër vendet e Ballkanit perëndimor shumën më të madhe e përfiton Bosnja me 250 milionë euro, kurse Mali i Zi do marrë 60 milionë euro.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *