BE kërkoi bashkëpunim me Serbinë, Albin Kurti i prerë: Nuk do të ketë takim me Vuçiç, dialogu nuk mund të zëvendësojë prioritetet e tjera

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk beson se do të ketë një takim të shpejtë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic në kuadër të dialogut.

Duke folur pas marrjes së Raportit të Progresit për vitin 2021 Kurti tha se para takimit me të duhet të ketë takim të kryenegociatorëve, pas të cilave do të tregohet se nëse priten të ketë takime në nivele më të larta.

“Paraprakisht çfarëdo takimi të udhëheqësve të Serbisë në njërën anë dhe meje si kryeministër i Republikës, në anën tjetër, do të ketë takim të përfaqësuesve të qeverive tona, përkatësisht të kryenegociatorëve dhe ky takim më pastaj do të tregoj se kur mund të priten takime të tjera, por nuk besoj që do ketë takim shumë shpejt që do thotë se jo në muajin tetor ndërmjet meje dhe presidentit të Serbisë në Bruksel nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, presidentit të Komisionit Evropian Josep Borrell. Nuk i kemi neglizhuar takimet dhe bisedimet në Bruksel, kemi shprehur gjithmonë gatitshmërinë konstruktive për dialog, mirëpo çështja e dialogut nuk është e drejtë që ta zëvendësojë as luftimin e pandemisë COVID-19, as zellin e madh të dikastereve për rritje ekonomike dhe as luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe për një sistem të mirëfilltë të drejtë, çfarë e ka BE-ja. Pra, nuk e neglizhojmë dialogun, por në anën tjetër e kemi agjendën tonë prioritare dhe shtetërore, e cila është në përputhje me zotimet tona për çfarë na kanë votuar qytetarët”, tha Kurti.

Në paketën e zgjerimit, që përfshin edhe raportet vjetore të progresit për vendet në këtë proces, ku përfshihet edhe Kosova është gjetur një përparim i kufizuar në shumicën e proceseve.

Sipas këtij raporti, Kosova sa i përket dialogut me Serbinë thuhet se ka vazhduar të jetë e përkushtuar në dialog.

Por, sipas këtij raporti qeveria e Kosovës duhet të respektojë angazhimet e saj të mëparshme dhe të angazhohet për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të kaluara të dialogut.

Komisioneri Varhelyi nga ana tjetër tha se rruga e vetme për të zgjidhur konfliktin Kosovë-Serbi është bashkëpunimi dhe përfshirja e Kosovës në  “Open Balkan”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *