BE kërkon dialog me SHBA-në në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe kërkoi fillimin e dialogut mes palëve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Sipas një deklarate nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së thuhet se Borrell dhe Blinken zhvilluan një takim në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Në takim u diskutua anulimi nga Australia të marrëveshjes për nëndetëset me Francën dhe formimi i partneritetit të sigurisë “AUKUS” mes SHBA-së, Britanisë dhe Australisë. Gjithashtu u theksua se do të punohet hedhja e hapave praktikë me qëllim thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit të BE-së me SHBA-në.

Në deklaratën lidhur me bisedën ku u konfirmua “aleanca e fortë” mes SHBA-së dhe BE-së thuhet se: “Borrell dhe Blinken, shprehën angazhimin e tyre për thellimin e marrëdhënieve në çështjen e sprovave globale përfshirë stabilitetin në rajonin Indo-Paqësor dhe nënvizuan përpjekjet e BE-së në çështjen e mbrojtjes të cilat do të sigurojnë që NATO të jetë më e fortë. Në këtë kuadër Borrell rikujtoi nevojën për fillimin një dialogu të strukturuar gjithëpërfshirës në çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Po ashtu në bisedën ku u diskutua mbi Afganistanin dhe marrëveshjen bërthamore me Iranin, Borrell vuri theksin mbi rëndësinë e vazhdimit të negociatave të realizuara më parë në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë, në mënyrë që SHBA-ja të kthehet në marrëveshje.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *