BE kërkon prova për përfshirjen e Iranit në agresionin rus

be kerkon prova per perfshirjen e iranit ne agresionin rus
be kerkon prova per perfshirjen e iranit ne agresionin rus

13:20 17/10/2022

Shefi i politikës së jashtme Josep Borrell ka kërkuar sanksione ndaj Iranit për përdorimin e droneve në luftë

Bashkimi Evropian po kërkon prova konkrete për përfshirjen e Iranit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell nga Luksemburgu është shprehur se Irani mund të ketë ndikimin e tij në agresionin rus .

“Pasojat sociale dhe ekonomike të luftës vazhdojnë.   Moralisht, politikisht, madje edhe ushtarakisht Rusia po e humb këtë luftë. Kështu që ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Pjesëmarrja e supozuar iraniane në Ukrainë është diçka që do të diskutohet.  Ne do të kërkojmë prova konkrete për pjesëmarrjen e Iranit edhe pse ata e mohojnë atë.  Për çështjen e dronëve, diskutimi do të vazhdojë”, ka thënë Borrell.

BE-ja mund të vendosë edhe për sanksione të reja kundër Iranit lidhur me këtë çështje por edhe për protestat mbarëkombëtare.  Blloku tashmë ka vendosur ndalimin e udhëtimeve dhe ngrirje të pasurive për rreth 15 iranianë të përfshirë në vdekjen në paraburgimin policor të 22-vjeçares Mahsa Amini.

Borrell tha gjithashtu se aktualisht nuk pret përparim në negociatat për ringjalljen e një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015 me Iranin. “Unë nuk pres ndonjë lëvizje, është për të ardhur keq sepse ne ishim shumë, shumë afër,” u tha Borrell gazetarëve, duke vënë në dukje se bisedimet ndërkombëtare me Teheranin ishin ngecur javët e fundit.

Kievi ka raportuar edhe më herët se Rusia po përdor mjete ajrore pa pilot të prodhuara nga Irani, të ngarkuara me eksplozivë për të goditur objektivat civilë dhe të infrastrukturës brenda Ukrainës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani ka mohuar se Teherani ka ofruar armë për secilën palë në konflikt.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts