BE kritikon marrëveshjen ruso-italiane për Sputnik V

14:54 11/03/2021

Agjencia Evropiane e Barnave ka kërkuar mos të autorizohet vaksina ruse pa u shqyrtuar nga ekspertët

Marrëveshja mes Italisë dhe Rusisë për të prodhuar vaksinën ruse Sputnik V, është kritikuar nga Bashkimi Europian.

Kryetarja e Agjencisë Evropiane të Barnave, Christa Wirthumer-Hochem u kërkoi vendeve anëtare të mos japin autorizim për përdorimin në raste urgjente të Sputnik-ut, pasi kjo sipas saj duhet të miratohet siç duhet nga ekspertët e shëndetit publik.

Por Italia, së bashku me disa vende anëtare, përfshirë Hungarinë, kanë kritikuar BE për mungesën e vaksinave në të gjithë bllokun dhe po përpiqen të përshpejtojnë programin e saj të vaksinimit, megjithëse ministri italian i Shëndetësisë ka thënë se do të presë miratimin e BE-së para se të nisë vaksimimi i italianëve me Sputnik V.

Zyrtarët rusë kanë akuzuar entin rregullator të Bashkimit Evropian për zvarritje të procesit të miratimit për vaksinën Sputnik, duke thënë se ata kanë patur në dispozicion disa muaj për të shqyrtuar sigurinë e vaksinës. Moska thekson se Sputnik është miratuar nga rregullatorët në 46 vende të botës, përfshirë Argjentinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshje prodhimi janë nënshkruar me Brazilin, Kinën, Indinë dhe Korenë e Jugut. Kohët e fundit edhe Austria ka lënë të kuptohet se është e interesuar për një marrëveshje prodhimi.

Rusia është shprehur e gatshme t’i shesë Evropës 50 milionë vaksina me dy doza sapo blloku të japë miratimin. Sputnik ka një efektshmëri prej 91,6% kundër koronavirusit, bazuar në gjetjet e shkencëtarëve të publikuara në muajin Shkurt në revistën mjekësore prestigjoze britanike “The Lancet”.

Hungaria tashmë po kryen vaksinime me vaksinën ruse Sputnik dhe Republika Çeke e Sllovakia kanë filluar të marrin doza. Vendimi i tyre ka ardhur ndërsa zhgënjimi i publikut është rritur lidhur me përhapjen e vaksinimeve në bllok, proces që është dëmtuar nga burokracia. Serbia, shteti i dytë pas Britanisë ka vaksinuar një të katërtën e popullsisë së saj, kryesisht falë gatishmërisë për të shfrytëzuar një larmi vaksinash, si ato të prodhuara në perëndim ashtu edhe vaksinën Sputnik të Rusisë dhe Sinopharm të Kinës.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *