BE lidhur me raportin e OKB-së për emigrantët: Kthimet prapa janë të paligjshme

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështjet e migracionit, punët e brendshme dhe shtetësinë, Adalbert Jahnz tha se janë të shqetësuar nga raportet e përsëritura lidhur me kthimet prapa dhe se veprimet në fjalë janë në kundërshtim me ligjin e BE-së.

Jahnz, i është përgjigjur një pyetjeje lidhur me raportin që publikoi dje në një konferencë ditore për media Felipe Gonzalez Morales, raportuesi i posaçëm i OKB-së për të drejtat e emigrantëve.

“Kthimet prapa janë të paligjshme sipas ligjit të BE-së. Çdo akuzë lidhur me kthimet prapa duhet të hetohet nga vendet anëtare dhe duhet të garantohet se nuk do të ndodhë edhe njëherë”, tha Jahnz.

Duke nënvizuar që çdo vend anëtar duhet të krijojë një procedurë për mbikëqyrjen e kufijve të tij dhe të sigurojë që të drejtat e emigrantëve të mbrohen, Jahnz shtoi se “Komisioni është i shqetësuar lidhur me raportet që përsëriten për kthimet prapa”.

Ai tha se nuk e kanë shqyrtuar ende raportin në fjalë dhe se ata do të përgjigjen në detaje më vonë.

Në raportin e Morales thuhet se “kthimet prapa janë bërë element rutinë i administratave kufitare, se paragjykimi i zhvilluar kundër emigrantëve është pasojë e mungesës së vetëdijes për përgjegjësitë dhe papërgatitje për sigurimin e mbështetjes dhe hyrjes në vend të bazuar mbi të drejtat e njeriut”.

“Kthimet prapa ndonjëherë përdoren si ndëshkim dhe parandalim”, thuhet në raportin në të cilin potencohen pretendimet se për kthimet prapa në Turqi dhe Libi përfitohet nga mundësitë teknike të agjencisë për sigurinë kufitare të BE-së, Frontex. // AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *