BE mbështet Francën për çështjen “Aukus”

14:25 21/09/2021

Borrell: Marrëveshja cënon frymën e partneritetit

Bashkimi Europian pozicionohet në krah të Parisit pas mënjanimit që iu bë nga Uashingtoni, Londra dhe Kanberra me marrëveshjen e nëndetëseve AUKUS.

Kryediplomati europian Joseph Borrell tha pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të unionit në Neë York, tha se marrëveshja e re që përjashtoi Francën shkon përkundër frymës së partneritetit.

Sipas tij, Bashkimi Europian ka partneritet të natyrshëm me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Australinë në shumë fusha, ndaj dhe çështje të tilla duhen gjykuar me kujdes, pasi rrezikojnë bashkëpunimin dhe përçarjen mes aleatëve.

Me ndërprerjen e kontratës, Australia u tërhoq nga një marrëveshje me vlerë rreth 100 miliardë Dollarë për furnizimin nga Franca me nëndetëse me shtytje elektrike.

Australia thotë se nëndetëset me energji bërthamore që do të prodhojë në vend me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë mund të punojnë me një mbushje karburanti deri 30 vjet, ndërsa francezët kanë nevojë për mbushje të vazhdueshme mbi sipërfaqen detare, për të aktivizuar motorët me naftë që karikojnë bateritë, të cilat nëndetëset i përdorin për të lëvizur nën ujë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *