BE, mbështetje edhe për ushtrinë e Moldavisë?

be mbeshtetje edhe per ushtrine e moldavise
be mbeshtetje edhe per ushtrine e moldavise

14:21 04/05/2022

Bashkimi Europian po shqyrton mundësinë për të shtuar mbështetjen ushtarake për Moldavinë, si një përpjekje për të shmangur përhapjen e luftës në fqinjin e Ukrainës.

Gjatë një vizite në kryeqytetin moldav Kishinau, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se BE po shikonte se si mund të forconte forcat e armatosura të vendit.

Komentet e tij vijnë pas serisë së shpërthimeve të ndodhura javën e kaluar në Transnistria, një rajon separatist i kontrolluar nga Rusia, i cili është pjesë e Moldavisë. Shpërthimet në fjalë ngritën frikën se konflikti mund të përhapet.

Raportet e fundit të bazuara në burime të inteligjencës ukrainase sugjeruan se Rusia mund të sulmojë Moldavinë në përpjekje për të forcuar ofensivën e saj në Ukrainën jugperëndimore./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts