BE: Mbi 5 miliardë Euro ndihmë për vendet anëtare të prekura nga Brexit

10:43 30/09/2021

Franca dhe Irlanda do të jenë vendet që do të përfitojne më shumë

BE-ja ka miratuar një fond emergjence prej 5.4 miliardë Eurosh që synon të ndihmojë vendet e prekura nga efektet e Brexit.

Sipas Këshillit Evropian paratë do të mbulojnë kostot shtesë dhe do të kompensojnë humbjet pas Brexit

Irlanda, i vetmi vend i BE -së që ndan një kufi tokësor me Mbretërinë e Bashkuar, do të marrë 1.1 miliardë Euro, ndërsa Franca do të përfitojë nga 735 milionë Euro.

Largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga blloku ka prekur shumë ekonomi të BE -së, veçanërisht  sektorin e peshkimit i cili është rrezikuar më shumë.

Të drejtat e peshkimit ishin një nga pengesat kryesore gjatë negociatave për Brexit. Marrëveshja tregtare e Dhjetorit parashikon që anijet e BE -së mund të vazhdojnë të peshkojnë në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar, por sipas disa rregullave.

Ajo garanton lëvizje pa taksa për shumicën e mallrave, por rregulloret e reja doganore sjellin kosto të konsiderueshme për kompanitë në të dyja anët e kufirit.

Londra gjithashtu ka prezantuar programet e saj mbështetëse për firmat britanike të prekura nga goditja ekonomike e Brexit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *