BE mbledh ministrat e Jashtëm e të Brendshëm të rajonit

13:16 07/09/2021

Kërkohen hapa konkretë në luftën ndaj trafikimit të armëve dhe drogës

Komisionerja e BE për Punët e brendshme Ylva Johansson ka zhvilluar një takim me ministrat të Jashtëm dhe të Brendshëm të BE -së dhe shteteve te Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit po diskutojnë për zbatimin e planit të veprimit të BE-së 2020-2025 kundër trafikimit të armëve të zjarrit në Evropën Juglindore, si dhe zbatimin e Udhërrëfyesit Rajonal për kontrollin e tyre.

Që nga miratimi i udhërrëfyesit në vitin 2018, Komisioni Evropian ka vërejtur përparim të vazhdueshëm  në punën e bërë nga partnerët në Ballkanin Perëndimor në harmonizimin e kornizave ligjore me rregullat për përdorimin e armëve të zjarrit sipas konventave të BE-së dhe OKB–së.

Komisionerja Johansson ka konstatuar një rritje të bashkëpunimit operacional dhe shkëmbimit të informacionit me BE-në dhe me zbatimin e ligjit.

Takimi sipas saj është një mundësi për të diskutuar veprimet e mëtejshme mbi sfidat e mbetura në të gjithë rajonin, duke përfshirë boshllëqet në kornizat e ligjit penal dhe shkëmbimin e të dhënave mes organeve te zbatimit të ligjit, gjykatave dhe prokurorive.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *