BE miraton 1.2 miliardë Euro ndihmë për Ukrainën

[embedded content][embedded content]

19:00 16/02/2022

Brukseli do të organizojë një konferencë donatorësh për të mbledhur para për Kievin

Eurodeputetët kanë miratuar me shumicë dërrmuese votash 598 pro dhe 53 kundër dhënien e një ndihme financiare për Ukrainën prej 1.2 miliardë Eurosh.

Paketa përmban një përzierje huash dhe grantesh që sipas Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen do të “ndihmojë Ukrainën tani për të adresuar nevojat e saj financiare”. Brukseli tashmë mund të fillojë “disbursimin e shpejtë” të shumës fillestare prej 600 milionë Euro për Ukrainën.

 “Ideja e sferave të influencës nuk i përket shekullit të 21-të”. NATO nuk ka parë ende një ulje të trupave ruse në kufi me Ukrainën. Rusia të mos përdorë “çështjen e energjisë” si armë. Ne po forcojmë burimet alternative të furnizimit dhe prodhimit të energjisë gati për të përballuar këtë dimër. Mësimi kryesor qëkemi nxjerrë është se duhet të diversifikojmë burimet e energjisë në mënyrë që të mos jemi të varur nga gazi rus. E ardhmja qëndron në energjitë e rinovueshme”.

Von der Leyen tha se pavarësisht se “Gazprom” kufizoi furnizimet e tij me gaz në Europë, blloku ka qenë në bisedime me vende të tjera dhe se ka marrë “dërgesa rekord” në Janar. Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel e konsideroi grumbullimin e qindra mijëra trupave të ushtrisë ruse përgjatë kufirit ukrainas si sjellje agresive dhe kërcënuese nga Kremlini. 

“Këto taktika luftarake të Rusisë kërcënojnë jo vetëm stabilitetin dhe integritetin e Ukrainës, por edhe paqen dhe sigurinë e Europës dhe rregulla mbi bazën e të cilave funksionon sistemi ndërkombëtar. BE-ja, aleatët e saj të NATO-s, po punojmë së bashku në çdo nivel, në baza ditore, duke u konsultuar politikisht dhe duke vepruar së bashku. Uniteti ynë është më i fortë se kurrë”.

Presidenti i Këshillit Europian njoftoi organizimin e një konference donatorësh për të vijuar mbështetjen financiare te ekonomisë ukrainase. “Ajo që mund të ndodhë në Ukrainë do të shënojë të ardhmen e njerëzimit“, tha Borrell.

Klan News




Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.