
21:01 02/06/2021
Brukseli mbështetje financiare për reformat në Shqipëri dhe shtetet e rajonit
Komisioni Evropian dhe institucionet e tjera evropiane kane miratuar instrumentin e ri për Ndihmën e Para-Anëtarësimit IPA III, me një buxhet të përgjithshëm prej 14.2 miliardë €, për periudhën e kornizës financiare shumëvjeçare 2021-2027.
Sipas argumentimit zyrtar te Brukselit me këto para do të mbështet zbatimi i reformave të kërkuara nga BE në shtatë shtetet partnere ku përfshihen Shqipëria, Bosnjë dhe Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.
Sipas komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi po jepet mbështetja e duhur financiare për shtetet kandidate për anëtarësim dhe kandidatët e mundshëm në rrugën e tyre drejt përmbushjes së kritereve të pranimit në BE përmes reformave të thella dhe gjithëpërfshirëse.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al