BE ndalon shitjen e makinave me lëndë djegëse nga viti 2035

be ndalon shitjen e makinave me lende djegese nga viti 2035
be ndalon shitjen e makinave me lende djegese nga viti 2035

08:23 28/10/2022

PE dhe Komisioni Europian ranë dakord që të reduktojnë emetimet me 55% deri ne 2030

Duke nisur nga viti 2035, në Bashkimin Europian nuk do të shiten më makina me motor me djegie të brendshme.

Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e BE, deklaroi se negociatorët e shteteve anëtare, të Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian ranë dakord për të ndaluar efektivisht shitjen e makinave të reja me benzinë ​​dhe naftë nga viti 2035, duke synuar të përshpejtojë kalimin në automjete elektrike dhe të luftojë ndryshimet klimatike.

Ndalimi është pjesë e paketës për ndryshimet klimatike të BE-së, e quajtur Fit for 55, e cila synon të reduktojë emetimet e dëmshme me 55% deri në vitin 2030 dhe të arrijë neutralitetin klimatik deri në vitin 2050. Por ekspertët janë shprehur se një gjë e tillë duket mjaft e vështirë.

Kjo marrëveshje është një lajm i mirë për drejtuesit e makinave dhe makinat e reja elektrike do të bëhen më të lira, duke i bërë ato më të përballueshme dhe më të aksesueshme për të gjithë,” ka bërë të ditur kryenegociatori i Parlamentit, Jan Huitema.

Shefi i politikës klimatike të BE-së Frans Timmermans është shprehur se marrëveshja dërgon një sinjal të fortë për industrinë dhe konsumatorët dhe se Evropa po përqafon kalimin drejt lëvizshmërisë me emetim zero.

Marrëveshja e cila synon që të ulë me 100% emetimet e dioksidit të karbonit deri në 2050 totalisht është shumë herë më e lartë se objektivi që u vendos rreth një vit më parë prej 37.5%. Ligji, të cilin Komisioni e propozoi për herë të parë vitin e kaluar, është një shtyllë kyçe në një paketë më të gjerë masash të BE-së për të përmbushur objektivat e BE-së për ndryshimin e klimës. Makinat janë aktualisht përgjegjëse për 12% të të gjitha emetimeve të karbonit në bllokun e BE-së, ndërsa transporti në përgjithësi zë rreth një të katërtën.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts