BE njeh certifikatën e vaksinës Covid-19 të Turqisë

22:25 19/08/2021

Pjese e tre vendeve që u vendos ekuivalenca e certifikatës nga 20 Gushti Maqedonia e Veriut dhe Ukraina

Bashkimi Europian vendosi të njohë certifikatat e vaksinës së koronavirusit të 3 vendeve, përfshirë Turqinë. Komisioni i BE-së njoftoi se u vendos që t’u jepet “ekuivalencë” certifikatave të vaksinës covid-19 të aplikuara nga Turqia, Maqedonia e Veriut e Ukraina dhe se vendimi do të jetë i vlefshëm që nga 20 Gushti.

Në deklaratë sqarohet se 3 vendet do të lidhen me sistemin e certifikatave të vaksinave të BE-së, sepse certifikatat e vaksinave që ata lëshojnë do të kenë të njëjtat kushte si “Certifikata dixhitale e COVID të BE-së” dhe do të pranohet në të gjitha vendet e anëtare.

Ky vendim do të lehtësojë udhëtimet reciproke të sigurta.  Sipas mediave turke të gjithë ata  që kanë përfunduar dozën e dytë të vaksinës mund të marrin “Kartën e Vaksinës COVID-19” përmes aplikacionit online. 

Certifikata e vaksinës në fjalë përmban informacione të ndryshme si emri, mbiemri, numri i identitetit TR, data e lindjes, llojet e vaksinave të administruara, prodhuesit dhe datat e vaksinimit. Vaksina që ka përdorur masivisht Turqia për imunizimin e popullsisë  është coronavak , e cila është përdorur masivisht edhe në vendin tonë.

Por në një kohë që prej datës 20 Gusht shtetasit turq të vaksinuar me këtë vaksinë mund të lëvizin në Bashkimin e Europian, Shqiptarët e vaksinuar me vaksinën kineze e kanë të pamundur të lëvizin pas një test PCR që vërtetojnë se janë të pa infektuar.  Certifikata e vaksinimit e vendit tonë, që lëshohet nga E-Albania nuk njihet nga e sistemi dixhitali vendeve të Bashkimit Europian.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *