BE nuk ka plan për të tërhequr diplomatët nga Ukraina

11:36 24/01/2022

Ministrat e Jashtëm të BE bëjnë thirrje për uljen e tensioneve

Ministrat e Jashtëm të BE-së ndryshe nga SHBA-të deklaruan në mbledhjen e zhvilluar në Bruksel se ata nuk kanë plane që të ndjekin shembullin e SHBA-së dhe të evakuojnë familjet e stafit diplomatik nga Ukraina për sa kohë që bisedimet me Rusinë vijojnë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell tha se Sekretari i Shtetit Blinken shpjegoi në një lidhje online me mbledhjen e Ministrave të Jashtëm europianë arsyet për vendimin e tërheqjes nga Kievi.

Sipas Blinken vendimi është marrë “për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme ruse për të destabilizuar Ukrainën”. Gjate mbledhjes  së Ministrave të Jashtëm europianë, një pjesë kërkuan që furnizimet me gaz natyror nga Rusia të mos u nënshtrohen sanksioneve të BE-së.

Ata deklaruan se për sanksionet e gjera ekonomike dhe financiare të Bashkimit Europian do tu punohet intensivisht në rast të një pushtimi rus të Ukrainës. Nuk u përjashtua përjashtimi i Rusisë nga sistemi i pagesave bankare SWIFT.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.