BE për sulmin në Deçan, Borrell: Autorët të gjenden dhe të sillen para drejtësisë

12:48 27/11/2021

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka reaguar në lidhje me sulmin me armë ndaj autobusit të nxënësve në Kosovë, ku mbetën të vdekur 3 persona.

Borell shprehet i tmerruar nga sulmi në Gjakovë dhe apelon që autorët të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm.

I tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Bashkëndjej me familjet e viktimave tyre, ndërsa përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm. Jam bashkë me qytetarët e Kosovës në këto momente të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtimin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Borrell.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com