BE përgatit një paketë të  re sanksionesh kundër Rusisë

FILE PHOTO: European Union flags flutter outside the EU Commission headquarters in Brussels, Belgium May 5, 2021. REUTERS/Yves Herman/File Photo

14:47 24/11/2022

Presidentja e KE-së deklaroi se sulmet e Rusisë në Ukrainë përbejnë krime lufte

Bashkimi Evropian po përgatit një paketë të nëntë sanksionesh kundër Rusisë. Lajmin e konfirmoi presidentja e KE Ursula Von Der Leyen në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministret e Finlandës dhe Estonisë dhe zëvendëskryeministren e Suedisë.

“Ne po punojmë fort për të goditur Rusinë aty ku i dhemb më shumë për të zbehur edhe më tej kapacitetin e saj për të bërë luftë kundër Ukrainës dhe mund të njoftoj sot se po punojmë me shpejtësi të plotë për një paketë të nëntë sanksionesh”, ka thënë Von der Leyen.

Von der Leyen shtoi se ishte e bindur se shumë shpejt blloku  do të miratojë një kufi global të çmimit të naftës ruse me G7-ën dhe partnerë të tjerë të mëdhenj. Von der Leyen vijoi më tej duke thënë se sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë përbëjnë  krime lufte.

Populli ukrainas, për shkak të sulmit barbar të Putinit në infrastrukturën civile të vendit, duhet të përballet me këtë dimër që po afrohet pa energji elektrike dhe, në shumë vende, pa ujë të rrjedhshëm. Për shkak të tij, foshnjat, prindërit dhe gjyshërit e tyre po ngrijnë në errësirë. Dhe unë i dënoj fuqishëm këto sulme barbare. Ato janë krime lufte”, është shprehur ajo.

Pikërisht sulmet ushtarake të Moskës ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, spitaleve, dhe shkollave bëri që Parlamenti Evropian ta shpalltë Rusinë  shtet që mbështet terrorizmin.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *