BE përsërit: Kosova t’i zbatojë marrëveshjet për dialogun

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se institucionet evropiane presin që Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. I pyetur nga gazetarët të komentojë deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë për BBC-në se nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Stano tha se “në parim, nuk i komenton deklaratat e palëve të treta”.

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë për marrëveshjet e arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ne duhet ta respektojmë marrëveshjen dhe të bëjmë çmos për të siguruar zbatimin e atyre marrëveshjeve”, tha Stano. Në një intervistë për BBC-në, Kurti ka thënë se me krijimin e Asociacionit, do të krijohej “diçka e ngjashme me Republikën Sërpska në Kosovë”, andaj nuk do të lejojë që “në Kosovë të përsëritet Bosnja”.

Republika Sërpska, e banuar me shumicë serbe, është njëri nga dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën. Entiteti tjetër është Federata Myslimane-Kroate. Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013. Dy vjet më vonë, dy vendet kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Pala serbe këmbëngul që Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin. BE-ja, në disa rase, ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjes. Kurti, edhe më herët, ka thënë se në Kosovë “nuk mund të ketë asociacion njëetnik”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *