
12:48 09/03/2022
Në fundjavë do mblidhet një samit për të gjetur një bazë të re për furnizimin e energjisë
Ndërsa SHBA vendos për ndalimin e importeve të naftës ruse, BE-ja bën plane afatmesme. Sipas Deutche ëelle presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen ka theksuar se “duhet të çlirohemi nga varësia prej gazit, naftës dhe qymyrit nga Rusia“. Por është e qartë, që këto masa nuk kanë efekt të menjëhershëm dhe as nuk janë të realizueshme afatshkurtër.
Një plan i ri për të ardhmen e energjisë në Europë po peërgatitet prej koheësh nga Bruksel dhe tani për shkak të luftës në Ukrainë plani po përshpejtohet. Në fundjavë do të ketë një mbledhje të samitit të BE për të gjetur një bazë të re për furnizimin e Europës me energji. Plani i ri parashikon që BE të jetë e pavarur prej lëndëve djegëse fosile nga Rusia dhe të zhvillojë burime energjie të sigurta me kosto të favorshme dhe të qëndrueshme.
Sanksionet e menjëhershme të energjisë ndaj Rusisë, tani për tani europianët i konsiderojnë si mjeti i fundit. Bullgaria e merr gjithë energjinë nga Rusia dhe mund të përballet me një ndërprerje të furnizimeve. Më herët kancelari Scholz në një video-konferencë me presidentin e SHBA-së tha se energjia nuk mund të sigurohet ndryshe, ndaj është përjashtuar nga sanksionet kundër Moskës.
Zëvendëspresidenti i Komisionit Frans Timmermans shprehet optimist se deri në fund të vitit do të zëvendesojë dy të tretat e importeve ruse të gazit me lloje të tjera gazi. Komisioni propozon për këtë qëllim një paketë masash.
Njëkohësisht Komisioni thekson, se konsumatorët duhet të mbrohen prej luhatjeve ekstreme të çmimeve nga furnizuesit e energjisë. Kjo vlen si për qytetarët në nevojë, ashtu edhe për sipërmarrjet e vogla. “Kam paralajmëruar prej shumë kohësh për këtë“, thotë zëvendëspresidenti i Komisionit të BE-së, Frans Timmermans, por për fat të keq historia nuk mund të kthehet pas dhe tani BE-ja duhet të luajë kartat që ka në dorë.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al