BE po bën ‘Kama sutra’ politike, thotë Rusia

20:05 27/12/2021

Politika e Bashkimit Europian në raport me Rusinë nuk po ndihmon në qetësimin e marrëdhënieve dhe nuk është asgjë tjetër veçse një manifestim i “Kama sutrës politike”, thotë një prej diplomatëve kryesor të Moskës, në një kohë kur tensionet në kontinent vijojnë të jenë të larta.

Në një intervistë të dhënë këtë të hënë për mediat vendase, Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov tha se strategjia e bllokut është një kombinim i tre principeve: distancë, presion dhe dialog në çështje që i interesojnë Brukselit.

Duke iu referuar deklaratës së diplomatit të BE, Josep Borrell, Lavrov u shpreh se “ai tha se donte një politikë të re në raport me Rusinë dhe se në fund të fundit do të ishte konstruktive.”

“Pati kaq shumë sulme të forta ndaj tij pas vizitës në Moskë, vetëm sepse i shpjeguam se çfarë mendonim për Alexey Navalny dhe gjithçka tjetër, dhe për rolin e Gjermanisë dhe Europës në përgjithësi, në fryrjen e këtyre gënjeshtrave dhe pamundësinë për të paraqitur fakte dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve më elementare”, tha Lavrov.

Ai tha se ish-përfaqësuesja e lartë e punëve të jashtme në BE, Federica Mogherini kishte shpikur 5 fusha kryesore për marrëdhëniet me Rusinë. Një prej principeve kryesore fokusohej në normalizimin e marrëdhënieve për aq kohë sa Moska i qëndronte marrëveshjes së Minskut në Donbass. Sipas Lavrov, kushdo që i ka lexuar protokollet “e kupton lehtësisht se kjo është skizofreni politike”.

Ministri i Jashtëm rus shkoi edhe më tej duke e cilësuar strategjinë “zbraps, kufizo dhe vepro” të Brukselit, si një “Kama sutra politike”.

Deklaratat e Lavrov vijnë pasi Parlamenti Europian tha në një rezolutë se Moska rrezikon që të përjashtohet plotësisht nga sistemi global i pagesës SWIFT, nëse trupat ruse pushtojnë Ukrainën. Në tekst Brukseli tha se blloku duhet të jetë gati për të çuar “një paralajmërim të qartë që veprimet ushtarake jo vetëm që do të jenë të pa pranueshme, por do të kenë po ashtu një çmim të lartë ekonomik e politik”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.