BE po konsideron një datë skadimi për “Green Pass”

20:02 25/11/2021

Pas 9 muajsh do të duhet një dozë përforcuese

Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e një date skadimi për certifikatat e vaksinave kundër Covid-19. Pasaporta dixhitale e vaksinimit iu dha mundësinë njerëzve në Evropë të udhëtojnë në shtete të ndryshme pa detyrim karantinimin, por tani që situata po përkeqësohet duket se do të ketë një rishqyrtim.

Imuniteti i individëve pas marrjes së të dyjave dozave të vaksinës zgjat përafërsisht 9 muaj e më pas zbehet, prandaj mendohet se është e nevojshme një rishikim mbi vlefshmërinë e certifikatës së vaksinimit.

Humbja e imunitetit dhe mosmarrja e dozave përforcuese të vaksinës ose siç njihen ndryshe dozat e treta, e ka vënë BE në lëvizje për të riparë përditësimin e certifikatave të vaksinimit.

Shkalla e vaksinimit ne Bashkimin Evropian është 67% dhe situata e infektimeve nuk duket aspak e mirë me ardhjen e dimrit.

Mosrespektimi i masave kundër koronavirusit e ka krijuar një situatë të vështirë ku shumë shtete po përballen me shifra rekord infektimesh.

Vendet të cilat deri tani kanë vendosur një afat kohor mbi skadencën e pasaportës së vaksinimit për udhëtimet pa karantinë janë Izraeli, Kroacia dhe Austria.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *