
12:21 09/03/2022
Qeveritë e Bashkimit Europian po përgatisin sanksione të tjera të ndalimit të udhëtimit dhe ngrirjes së aseteve për rreth 100 rusë. Kryediplomati Josep Borrell tha se këto sanksione mund të njoftohen më vonë gjatë ditës së sotme.
“Shtetet anëtare po punojnë për një paketë sanksionesh, për rreth 100 persona përgjegjës në nivele të ndryshme të qeverisjes ruse”, deklaroi Borrel.
Rusia mban tashmë numrin një përsa i përket sanksioneve që i janë vendosur, duke lënë pas Iranin, Venezuelën, Mianmarin dhe Kubën./tvklan.al