BE po punon mbi një plan për dërgimin e misionit ushtarak në Libi

Bashkimi Evropian (BE) po punon mbi një plan për dërgimin e misionit ushtarak në Libi.

Sipas lajmit të faqes EUobserver me qendër në Bruksel, BE-ja me misionin në fjalë synon të fitojë ndikim duke konkurruar me fuqitë e tjera në Libi.

Në raportin e BE-së të datës 1 korrik që ka siguruar faqja, thuhet se “Procesi i paqes në Libi kërkon një çarmatim, eliminim dhe integrim në shkallë të gjerë të luftëtarëve si dhe reformë në sektorin e sigurisë”.

Ndër të tjera në lajm thuhet se BE-ja në muajt e ardhshëm është duke finalizuar planet që ka bërë për operacione në shkallë të gjerë në Afrikë dhe se planet e saj synojnë t‘i japin fund trafikut të njerëzve dhe armëve në rajon.

“Në këtë kuadër duhet të vlerësohet një angazhim i politikës së përbashkët ushtarake të sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së, në mënyrë që e gjithë fusha e aktiviteteve ushtarake të mos u lihet vendeve të treta”, thuhet ndër të tjera në raportin e siguruar.

Autoritet BE-së për mbikëqyrje nga ajri

Zyrtarët libianë kanë theksuar se “në kufijtë e tyre ka nevojë për mbështetjen e BE-së”.

“Kjo mund të hapë mundësinë e marrjes së të drejtave të fluturimit për mjetet e mbikëqyrjes ajrore të BE-së mbi territorin e vendit në fjalë, nëse autoritetet libiane e pranojnë”, theksohet në raport.

Në lajm vihet në dukje se diplomatët e BE-së do të diskutojnë planin shumë shpejt, por që Komisioni Evropian planet në fjalë nuk i ka paraqitur ende si një propozim zyrtar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *