“BE po shkëputet nga gazi rus, për SHBA-në”/ Kremlini: Miliarda eurot që do humbasin europianët do t’i fitojë Uashingtoni!

be po shkeputet nga gazi rus per shba ne kremlini miliarda eurot qe do humbasin europianet do ti fitoje uashingtoni
be po shkeputet nga gazi rus per shba ne kremlini miliarda eurot qe do humbasin europianet do ti fitoje uashingtoni

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov, ka folur për çmimet e larta dhe varësinë nga gazi rus. Ai ka thënë se dëshira e Europës për të shkëputur varësinë nga gazi rus dhe të tentojë të bashkëpunojë me SHBA është e pakuptimtë dhe se sipas tij, do t’i kushtojë më shumë. Sipas tij Brukseli do të përfitojë më pak nga një transaksion i tillë, të shkëmbejë varësinë nga gazi rus me varësinë nga gazi i lëngshëm i naftës amerikane.

“Evropa ka një dëshirë absurde për të hequr qafe varësinë e saj nga Rusia. Megjithatë, në të njëjtën kohë, ata nuk po flasin për shkëmbimin e një varësie me një tjetër. Domethënë, ata e kanë zëvendësuar varësinë nga Rusia me varësinë nga gazi natyror i lëngshëm amerikan.  Kur evropianët humbasin miliarda euro çdo ditë, ato miliarda fitohen nga Uashingtoni,” tha Peskov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts