BE premton 500 milionë Euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

be premton 500 milione euro ndihme ushtarake per ukrainen
be premton 500 milione euro ndihme ushtarake per ukrainen

13:36 13/05/2022

Borell u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshje për embargon e naftës ruse

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka premtuar 500 milionë Euro të tjera mbështetje ushtarake për Ukrainën. Borell tha se mbështetja ushtarake do të jetë  për armët e rënda si tanke dhe artileri duke e çuar kështu  ndihmën e bllokut në rreth 2 miliardë Euro.

“Një shtysë e re për mbështetjen ushtarake. Do të ketë më shumë presion ndaj Rusisë me sanksione ekonomike dhe vazhdimin e izolimit ndërkombëtar të Rusisë dhe kundërinformimit të gabuar”.

Ai u shpreh optimist për arritjen e një embargo ndaj naftës ruse gjatë ditëve në vijim .

“Jam i sigurt se do të kemi një marrëveshje. Na duhet ta rrijmë dhe besoj se do ta kemi një marrëveshje . Duhet të heqim qafe varësinë e naftës nga Rusia”.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian nënvizoi se vendet e G7 do të vazhdojnë të mbështesë Ukrainën “deri në fitore” kundër Rusisë. Ai përfundon duke thënë se nuk janë vendet perëndimore që janë në luftë kundër Rusisë, por është Kremlini në luftë kundër Ukrainës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts