BE presion kryeministrit të ri bullgar

be presion kryeministrit te ri bullgar
be presion kryeministrit te ri bullgar

18:30 17/12/2021

Në Bruksel Von der Leyen kërkon zyrtarisht heqjen e vetos për Shkupin

Në vizitën e parë zyrtare në Bruksel,kryeministri bullgar Petkov përsëriti qasjen për rregullimin e marrëdhënieve dypalëshe brenda gjashtë muajve me ngritjen e grupeve te përbashkëta të punës.

“Do të ketë kompromise mbi pikat që janë të rëndësishme për ne duke përfshirë të drejtat e bullgarëve në Maqedoni, të cilët nuk duhet të ndjehen të diskriminuar. Historia është e rëndësishme, por nuk mund të jetë e vetmja temë ne diskutimet tona”, tha Petkov.

Petkov dëshiron që të mbajë së shpejti një takim për këtë çështje me kryeministrin e ri maqedonas në mënyrë që të fillojnë takimet e pesë grupeve të punës mes dy vendeve.

“Në Ballkan ka 65 milionë njerëz, por ne jemi rrethuar dhe ndarë dhe të gjithë flasin kundër të tjerëve. Ne jemi sa Franca si treg dhe kemi shfrytëzuar në minimum mundësitë për të përfituar nga një proces bashkëpunimi. Ne dëshirojmë që bizneset bullgare të kenë një treg më të madh, të kemi lidhje direkte hekurudhore mes Sofjes e Shkupit, një kalendar të përbashkët kulturor ndaj nuk shoh një anë negative kur flasim për to. Në aspektin ekonomik, është mirë që bizneset maqedonase të kenë mundësi të shesin në tregun bullgar dhe rrjedhimisht edhe bizneset bullgare të jenë në tregun maqedonas”.

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski, ka deklaruar se  gjashtë muaj janë shumë të gjatë për të bërë përparim në mosmarrëveshjen Sofje-Shkup pasi grupet e punës janë ngritur qe nga viti 2017 dhe problemet mund të gjejnë zgjidhje brenda disa javësh.

Lidhur me kushtet e Bullgarisë, të njohura si protokolli “Pesë plus një”, Pendarovski tha se Republika e Maqedonisë së Veriut ka dërguar qëndrimet e saj për to, por nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga Sofja, pavarësisht spekulimeve se një përgjigje e tillë është dërguar.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts