BE propozon sanksione ndaj Koresë së Veriut për dërgimin e raketave në Rusi

be propozon sanksione ndaj korese se veriut per dergimin e raketave ne rusi
be propozon sanksione ndaj korese se veriut per dergimin e raketave ne rusi

Bashkimi Evropian ka propozuar sanksione ndaj Koresë së Veriut për sigurimin e Rusisë me raketa të përdorura kundër Ukrainës.

“Raketat balistike të projektuara, zhvilluara dhe prodhuara” nga Koreja e Veriut janë përdorur kundër Ukrainës nga forcat e armatosura ruse, thuhet në dokument.

Koreja e Veriut gjithashtu i ka ofruar Rusisë qindra mijëra fishekë artilerie. Falë kësaj mbështetjeje, si dhe aftësisë së Moskës për të siguruar pjesë të kufizuara përmes vendeve të treta, Rusia ka qenë në gjendje të rrisë prodhimin e saj të municioneve shumë më tepër se sa Ukraina merr nga aleatët e saj.

Efekti i masave të mundshme kundër Koresë së Veriut, të cilat përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve, ka të ngjarë të jetë kryesisht simbolik. Sanksionet e propozuara, të cilat kanë nevojë për mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare për t’u miratuar dhe mund të ndryshojnë para kësaj, përfshijnë renditjen e dhjetëra individëve dhe subjekteve të përfshirë në prodhimin dhe sigurimin e armëve, si dhe komponentët dhe makineritë e nevojshme për t’i ndërtuar ato. Masat synojnë gjithashtu  disa zyrtarë rusë.

Blloku gjithashtu ka propozuar kufizime të eksportit për kompanitë në Kinë dhe Indi për herë të parë për rolin e tyre të supozuar në furnizimin e Rusisë me teknologji dhe pajisje elektronike të ndaluara.

BE-ja synon të miratojë paketën e sanksioneve, e cila do të jetë e 13-ta që kur Rusia pushtoi Ukrainën, në përvjetorin e dytë të luftës më vonë këtë muaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts