BE: Putin na mashtroi për tërheqjen e trupave

16:14 17/02/2022

Liderët europianë mblidhen urgjentisht në një samit për Ukrainën

Diplomacia nuk e ka thënë ende fjalën e saj të fundit. Kjo është gjë e mirë dhe ne kemi ende shpresë se paqja do të mbizotërojë“, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. BE-ja sipas saj i është bashkuar Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara duke këmbëngulur se Rusia do të ndëshkohet me sanksione masive nëse pushton Ukrainën.

“Tani ne dëgjojmë pretendime nga Rusia për tërheqjen e trupave, por nuk kemi parë asnjë shenjë deri më tani të depërshkallëzimit në terren. Përkundrazi, ne po shohim që akumulimi vazhdon, prandaj, tani na duhen vepra për t’u besuar fjalëve që kemi dëgjuar. Ne nuk do të heqim dorë nga vigjilenca jonë”. Qëllimi kryesor i samitit urgjent që u mbajt ne Bruksel ishte që disa shtete të BE-së të siguroheshin që sanksionet e mundshme ndaj Rusisë nuk do t’i dëmtonin ato dhe nuk do të preknin unitetin e bllokut.

Kryeministri italian Mario Draghi konfirmoi për gazetarët se Presidenti ukrainas Zelensky i kishte kërkuar ndërmjetësim për të realizuar një takim me homologun rus Putin për çtensionimin e situatës në kufi. Sipas Draghi-t situata në terren është e njëjtë ndaj BE duhet të jetë e gatshme per çdo zhvillim. Sipas Kryeministrit Italian, uniteti brenda BE-së e ka goditur Rusinë këto muaj sepse të gjitha shtetet anëtare kanë qenë me të njëjtin qëndrim.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.