BE rihap ambasadën në Kiev

be rihap ambasaden ne kiev
be rihap ambasaden ne kiev

08:51 10/04/2022

Bashkimi Europian ka rihapur ambasadën në kryeqytetin ukrainas, Kiev, pasi lëvizi përkohësisht në Poloni si pasojë e pushtimit të Rusisë.

Shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell, e njoftoi planin gjatë një vizite në Ukrainë të premten.

Pasi foli me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal, Borrell tha se kishin rënë dakord që të përshpejtonin përgatitjet për Këshillin e Asociimit BE-Ukrainë që të zhvillohet në të ardhmen e afërt.

Kreu i delegacionit të BE-së në Ukrainë postoi një foto të flamurit të unionit në Kiev duke sinjalizuar rikthimin e misionit diplomatik.

Italia po ashtu pritet që të rihapë ambasadën në Kiev pas Pashkëve./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts