BE: Rindërtimi i Gazës kërkon qeverinë e unitetit dhe heqjen e bllokadës

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian (BE) në Palestinë, Sven Kuhn von Burgsdorff, ka bërë të ditur se rindërtimi i Rripit të Gazës ka nevojë për disa hapa, përfshirë një qeveri të unifikuar palestineze dhe heqjen e bllokadës 15-vjeçare të Izraelit.

“Këto hapa nuk janë kushte të BE-së për rindërtimin, por janë një rrugë logjike për të filluar këtë proces”, tha Burgsdorff në një konferencë për media në Gaza.

Ai përshëndeti përpjekjet egjiptiane për t’u mundësuar banorët e Gazës që të jetojnë në stabilitet dhe paqe, pasi Egjipti udhëhoqi përpjekjet për të arritur një armëpushim midis Izraelit dhe grupeve të rezistencës palestineze në Gaza.

Burgsdorff përsëriti se BE-ja më herët njoftoi një grant fillestar prej 34 milionë eurosh për të mbështetur Gazën.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti që hyri në fuqi më 21 maj i dha fund bombardimeve 11-ditore të Izraelit në Rripin e Gazës.

Nga sulmet izraelite në Gaza dhe Bregun Perëndimor humbën jetën të paktën 289 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë. Po ashtu nga sulmet izraelite, ku qendra shëndetësore dhe zyra të medias ishin ndër strukturat që u vunë në shënjestër, u lanë gjurmë masive shkatërrim.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *