BE sanksione rrjetit financiar të Hamasit

be sanksione rrjetit financiar te hamasit
be sanksione rrjetit financiar te hamasit

21:21 22/01/2024

Ministrat e Jashtëm të BE-së mbështesin krijimin e shtetit palestinez

Europianët po ndërmarrin hapat e tyre të pavarur me këmbënguljen për krijimin e një shteti palestinez si e vetmja zgjidhje për konfliktin. Ata u mblodhën në Bruksel një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli kundër krijimit të një shteti palestinez.

“Për sa kohë të jem kryeministër, do të vazhdoj të këmbëngul fuqishëm kundër një shteti palestinez”, tha kryeministri Netanyahu të dielën.

“Izraeli mund të jetë i sigurt vetëm kur palestinezët të kenë siguri dhe dinjitet. Palestinezët mund të jetojnë me dinjitet, siguri dhe liri vetëm kur Izraeli ka siguri. Prandaj zgjidhja me dy shtete është zgjidhja e vetme. Ata që e kundërshtojnë këtë nuk kanë dalë me një alternativë deri më tani”, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë.

Qëndrimin e saj e mbështeti edhe shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Unë mendoj se duhet të ndalojmë së foluri për paqen dhe të fillojmë të flasim më konkretisht për procesin e zgjidhjes me dy shtete. Pra le të flasim për atë që duam të bëjmë. Ajo që duam është të ndërtojmë një zgjidhje me dy shtete”, u shpreh Borrell.

Gjatë mbledhjes së kabinetit të Autoritetit Palestinez, kryeministri Mohammad Shtayyeh tha se “ka një lëvizje ndërkombëtare drejt zgjidhjes me dy shtete”.

“Ne e dimë se ka një konsensus ndërkombëtar për krijimin e një shteti palestinez”, tha Shtayyeh.

Në Bruksel, Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz i pranishëm në takimin e BE-së, tha se do të kërkojë nga BE-ja ndihmë për lirimin e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi.

Ministrat e Jashtëm të BE-së mbështetën kërkesën e Izraelit për të shkatërruar organizatën terroriste Hamas dhe sipas ministres së Jashtme gjermane Baerbock, rëndësi për europianët ka shpërbërja e rrjetit financiar dhe atij mbështetës të Hamasit. Ajo njoftoi sanksione të reja kundër rrjetit financiar dhe atij mbështetës të Hamasit.

Para dhe gjatë takimit të BE-së janë bërë edhe thirrje për një pushim të ri humanitar në luftën e Izraelit për të lejuar futjen e më shumë ndihmave humanitare në Gaza.

Klan News


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts