BE sanksione të tjera, drejt heqjes së Rusisë nga sistemi Swift

11:10 26/02/2022

Gjermania dhe Italia e kanë zbutur kundërshtimin e tyre ndaj dëbimit të Rusisë nga rrjeti kryesor ndërkombëtar i pagesave në botë. Kjo do të ndikonte në tregtinë ruse dhe do ta bënte të vështirë për kompanitë ruse të bëjnë biznes.

Italia deklaroi se nuk do të vërë veton ndaj propozimeve të anëtarëve të tjerë të BE-së për të ndaluar Rusinë nga sistemi financiar global dhe u zotua të vazhdojë të punojë në një linje me ta.

Gjermania, e cila ka qarkullimin më të madh tregtar të BE-së me Rusinë, ka ndryshuar qëndrim.

Kryeministrat e Britanisë së Madhe dhe Kanadasë, Boris Johnson dhe Justin Trudeau, duan të heqin menjëherë Rusinë nga SWIFT. Kjo do të nënkuptonte një përshkallëzim të konsiderueshëm të sanksioneve të vendosura tashmë ndaj Kremlinit dhe udhëheqjes së tij, duke përfshirë disa të drejtuara kundër Vladimir Putin dhe ministrit të tij të Jashtëm, Sergei Lavrov.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Dmitry Medvedev paralajmëroi për mundësinë e një përgjigjeje dhe një rishikimi përfundimtar të marrëdhënieve me vendet që kanë vendosur sanksione kundër Federatës Ruse.

Medvedev parashikoi konsolidimin e pushtetit, elitave administrative dhe qytetarëve rusë për shkak të sanksioneve dhe paralajmëroi Perëndimin: “Prit”. 

Në lidhje me pezullimin e mundshëm të anëtarësimit të Rusisë në Këshillin e Evropës, Medvedev tha se kjo do të ishte një mundësi e mirë për të rivendosur një sërë institucionesh të rëndësishme në Rusi, duke përfshirë përdorimin e dënimit me vdekje.

Medvedev thekson se operacioni ushtarak për “mbrojtjen e Donbasit” do të përfundojë plotësisht, derisa të arrihen të gjitha rezultatet e vendosura nga Presidenti i Rusisë, Putin, as më shumë, as më pak”.

Parë nga Parisi, Londra dhe Uashingtoni, ngjarjet që shpalosen në Ukrainë mund të duken sikur një Luftë e re e Ftohtë po shpërthen në Evropë. Nga vendet baltike duket shumë më keq.

Për estonezët, letonezët dhe lituanezët, veçanërisht ata që janë mjaft të moshuar për të jetuar nën kontrollin sovjetik, agresioni rus kundër Ukrainës ngre shqetësime se ata mund të jenë objektivi i radhës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.